Pedagogu, mesazh prekës për studenten e Mjekësisë që humbi jetën në aksident, publikon provimin e saj të fundit

Nga A2 CNN
29 Prill 2026, 09:57 | Aktualitet

Pedagogu, mesazh prekës për studenten e Mjekësisë që

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati i ka kushtuar një postim prekës studentes Bora Keçi, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me të atin në një aksident automobilistik.

Në reagimin e tij, ai shpreh dhimbjen për humbjen e parakohshme të një studenteje të përkushtuar dhe një familjeje që i kishte shërbyer komunitetit mjekësor, raporton A2CNN.

Sinamati thekson se Bora Keçi do të kujtohet si një studente shembullore, ndërsa humbja e saj dhe e të atit përbën një goditje të rëndë për familjen, komunitetin mjekësor dhe gjithë ata që e njohën.

Pedagogu ka publikuar edhe një provim të të ndjerës në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, ku ajo ishte vlerësuar shkëlqyeshëm.

Postimi

“Para dy ditësh me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së Fakultetit të Mjekësisë Bora Keçi, së bashku me të atin e saj, mjek, në një aksident automobilistik.

Është e vështirë të gjenden fjalët e duhura përballë një humbjeje kaq të rëndë, ku jeta e një studenteje të re, plot ëndrra, përkushtim dhe shpresë për të ardhmen, ndërpritet në mënyrë kaq tragjike, bashkë me jetën e prindit të saj, njeriut dhe mjekut që i kishte shërbyer jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Bora do të mbetet në kujtesën time edhe përmes këtij momenti të veçantë akademik: provimit në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, ku u vlerësua shkëlqyeshëm. Kjo foto është më shumë se një kujtim provimi; është dëshmi e seriozitetit, edukatës, përkushtimit dhe formimit të saj si studente e denjë e Fakultetit të Mjekësisë.

Në këto çaste dhimbjeje të madhe, si mjek dhe pedagog i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Keçi, mamasë së Borës - Dr. Kozeta, të afërmve, Fakultetit të Mjekësisë, pedagogëve, dhe gjithë shoqërisë studentore të Borës. Humbja e saj dhe e të atit është një plagë e rëndë për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për të gjithë ata që i njohën.

U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!

Pedagogu, mesazh prekës për studenten e Mjekësisë që (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos