Po bëhej studim gjeologjik, del gaz natyror në Akërni në thellësinë 70 metra

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
29 Prill 2026, 14:57 | Aktualitet

Shpimet e kryera nga një sondë e një firme private për një studim gjeologjik të tokës në zonën e Akërnisë, pranë hidrovori në Vlorë, kanë zbuluar prani të gazit natyror.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar nëse bëhet fjalë për praninë e gazit natyror, për një fenomen të përkohshëm nëntokësor apo për rezultate të lidhura me studime të tjera teknike në zonë, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu, nuk dihet ende se për çfarë investimi po kryheshin studimet gjeologjike të zonës.

Kjo zonë ndodhet jo më larg se 1 km nga aeroporti i Vlorës, që synohet të hapet së shpejti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos