Mjekja okuliste Matina Çobo foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN lidhur me një rast ku influencerja humbi shikimin pas përdorimit të lenteve në dush.
Ajo theksoi rëndësinë e higjienës dhe përdorimit korrekt të lenteve, duke paralajmëruar për rreziqet që mund të vijnë nga neglizhenca apo ekspozimi i tyre ndaj ujit.
Sipas mjekes, përdorimi i pakujdesshëm i lenteve të kontaktit, sidomos në ambiente me ujë, mund të çojë komplikacione për shikimin.
“Lentet e kontaktit janë një zgjidhje shumë e mirë, për të gjithë njerëzit që kanë një numër syzesh, por duhet higjienë, vetëm te higjiena, te respektimi i kohëzgjatjes së tyre, mund të pësojnë të gjitha efektet anësore apo komplikacionet që ndodhin prej lenteve. Kështu që po është e mundur, sikurse vajza, influencerja që i ka ndodhur ky episod. Lentet e buta vendosen direkt mbi xhamin e syrit dhe ngjiten mbi sipërfaqe dhe s’lejojnë që korneja të marrë oksigjen mjaftueshëm. Sidomos në kontakt me ujin gjithmonë rekomandohet që lentet të hiqen. Bakteret që ndodhen te uji, mund të ketë mikroorganizma, janë delikatë për syrin. Lentet gjithmonë duhet të vendosen me duar të pastra. Duhet treguar një higjienë edhe me lentet”, tha Çobo. (A2 Televizion)