Veprat penale që vijnë me turistët, prostitucioni, narkotikët dhe qëndrimi i paligjshëm

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
29 Prill 2026, 13:11 | Aktualitet

Bumi turistik që po përjeton vendi jonë dhe veçanërisht në qytetet më të kërkuara siç është Durrësi, përveç të mirave ekonomike dhe të zhvillimit ka sjellë edhe mjaft fenomene që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit dhe që klasifikohen në vepra penale, raporton A2CNN. 

Dy prej tyre janë prostituciuoni dhe përdorimi apo shpërndarja e lëndëve narkotike, veprimtari të paligjshme këto që veçanërisht pas periudhës së pandemisë që përkon edhe me rritjen e ndjeshme të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë, janë rritur ndjeshëm.

Në Durrës, të paktën një herë në dy ditë policia konstaton dhe godet aktivitete të paligjshme në fushën e prostitucionit ku protagoniste janë kryesisht shtetase të huaja. Avokatja që ka ndjekur disa nga këto raste tregon mënyrat se si vajzat e huaja rekrutohen në aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në Durrës.

Qëndrimi i paligjshëm është një tjetër vepër penale që është shtuar me ardhjen e fluksit turistik në vendin tonë vitet e fundit.

Sipas statistikave zyrtare të drejtorisë së policisë së Durrësit gjatë viti të kaluar janë shënuar të paktën tre deri në katër raste në muaj të ushtrimit të paligjshëm të prostitucionit, ku në pjesën dërrmuese ky aktivitet kamuflohej me aktivitete të ligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos