Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Itali, 16 të plagosur

Nga A2 CNN
20 Korrik 2024, 18:00 | Aktualitet

Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Itali, 16 të plagosur

Një autobus me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 16:00 në zonën e Santa Venerina, Catania, ku 16 persona kanë mbetur të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një defekt te frenat, megjithatë hetimet vijojnë.

16 personat janë dërguar në spital, ku për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos