Akuzat për boshatisje të plazheve në jug, Rama këndërpërgjigjet me pamje nga ishulli i Sazanit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 08:09 | Aktualitet

Akuzat për boshatisje të plazheve në jug, Rama

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deklaratave për boshatisje të plazheve në jug. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë tregon me pamje plazhin plot me pushues në ishullin e Sazanit.    

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

këtë sezon veror është vërejtur deri më tani një ulje e numrit të turistëve në vend. Sipas deklaratave të operatorëve turistikë çmimet e larta vlerësohen si një ndër arsyet se pse jugu i vendit nuk po përjeton bumin e turizmit këtë sezon veror.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos