Një vatër e re zjarri është regjistruat në fshatin Kurdari të bashkisë Klos, në vendin e quajtur Balgjaj.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore dhe për shkak të erës së fortë, po përhapen me shpejtësi.
Për shkak të terrenit malor ka qenë e vështirë ndërhyrja nga toka, për këtë arsye, në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka shkuar helikopteri “Cougar”.
“Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri”, shkruan Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. (A2 Televizion)