Alarmi i kardiologes, ulet pragu i moshës që kanë probleme me zemrën

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 12:02 | Aktualitet

Alarmi i kardiologes, ulet pragu i moshës që kanë probleme me

I nxehti i kësaj vere përveç të tjerave ka shkaktuar problematika të ndryshme edhe në shëndetin e popullatës.

Në urgjencën e spitalit rajonal të Gjirokastrës çdo ditë paraqiten dhjetëra pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ankohen për probleme kardiake.

Ajo që shikohet me shqetësim nga specialistët e fushës është fakti që probleme kardiake po hasin edhe tek moshat e reja. Nisur nga situata kardiologia apelon për shumë kujdes shëndetësor nga pacientët

Përveç konsultave, shmangia e të nxehtit në këto dite hidratimi i mjaftueshëm dhe natyrisht ushqyerja në mënyrë të shëndetshme rekomandohen si masa të rëndësishme për të shmangur komplikacionet e mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos