Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët e qytetit të Vlorës të përmbyten.
Në pamjet e A2 CNN shihet se zona e Albano dhe Rominës është pushtuar nga uji.
Probleme janë regjistruar edhe në akse të tjera rrugore si lagjja e vjetër Muradie, rruga Kosova pranë universitetit të Vlorës dhe aksi pranë bibliotekës së qytetit që momentalisht janë nën ujë.
Praktikisht nën ujë janë të gjitha segmentet kryesore rrugore të Vlorës, të cilat ndër vite sa herë ka shi shfaqen problematike. Si rrjedhojë e motit të keq dhe erës së fortë në qytet janë rrëzuar edhe disa pemë. (A2 Televizion)