Konkurrencë e pandershme, taksistët e Himarës protestojnë para Bashkisë

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
5 Gusht 2025, 15:19 | Aktualitet

Pas disa kërkesave dhe ankesave që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, pronarët e taksive të licencuara 4+1 kanë protestuar pranë godinës së bashkisë për konkurrencën e pandershme që u bëhet si pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të zyrtarëve të bashkisë. Ata kanë renditur disa nga shkeljet që tolerohen nga bashkia në dëm të tyre.

Në mënyrë simbolike ata u drejtuan sërish në dyert e bashkisë të cilën si gjithmonë sipas tyre e kanë gjetur të mbyllur.

Pas disa kërkesash ata më në fund, pronarët e taksive u pritën nga zyrtarë të bashkisë së Himarës, të cilët më në fund kanë vendosur të veprojnë për shkeljet që u denoncuan nga taksixhinjtë.

Por askush nuk mban përgjegjësi se përse deri tani është lejuar haptazi shkelja e ligjit për shërbimin taksi në territorin e bashkisë së Himarës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos