Normalizohet situata në zonën e "Albano dhe Rominës", por edhe në disa zona të tjera të qytetit të Vlorës, ku më parë ishte problematike nga reshjet e shiut.
Reshjet e shiut që ranë me intensitet të lartë për pak minuta pasdite bënë që rrugët e Vlorës të përmbyteshin, shkruan A2.
Probleme u regjistruan edhe në akse të tjera rrugore si lagjja e vjetër Muradie, rruga Kosova pranë universitetit të Vlorës dhe aksi pranë bibliotekës së qytetit.
Si rrjedhojë e motit të keq dhe erës së fortë në qytet u rrëzuan edhe disa pemë.
(A2 Televizion)