Përplasja me policët, reagon Noka: Zagarët e gjahut të Prodës dhe Ramës marrin zvarrë qytetarët

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 22:41 | Aktualitet

Përplasja me policët, reagon Noka: Zagarët e gjahut të

Flamur Noka ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit që u shënua pranë Xhamisë e Namazgjasë në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, së bashku me deputetët Belind Këlliçi dhe Xhelal Mziu teksa ishin nisur drejt selisë së PD, u përplasën me persona të identifikuar si efektivë policie pa uniformë.

Pas ngjarjes, Noka e ka cilësuar këtë akt intimidimi politik ndaj përfaqësuesve të opozitës. Ai akuzoi strukturat e rendit për veprime të paligjshme ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë, duke i lidhur ato me drejtimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Nuk do harrohen këta dy zagarët e gjahut të Prodës dhe Ramës dhe të tjerë si këta që marrin zvarrë qytetarët në rrugët e Tiranës”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos