
41 protestues janë shoqëruar gjithsej në të gjitha komisariatet e kryeqytetit, nga të 19 vetëm në komisariatin në komisariatin 1, ndërsa ka një numër të konsiderueshëm të miturish. Këto të dhëna i bëri publike në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, nga komisariati 1, ku njoftoi se një nga protestuesit është dhunuar gjatë shoqërimit dhe u dërgua në spital vetëm pas reagimit të PD-së. Sipas Bardhit në këtë komisariat është shoqëruar edhe një invalid i kategorisë së tretë si edhe 3 të mitur.
“Vetëm pasi janë vënë në dijeni është lejuar që personi i dhunuar nga policia gjatë shoqërimit ka kërkuar ndihmë mjekësore. Është konstatuar se ka nevojë urgjente për ndihmë dhe i është refuzuar. Brenda atij rrethimi mbahen në shkelje të ligjit 3 të mitur. Avokatja e PD-së është futur për të ndjekur proceduarat. Në komisariatin numër 1 janë shoqëruar 19 persona dhe asnjëri prej tyre nuk ka kryes asnjë shkelje të ligjit. 41 protestues të shoqëruar në të gjitha komisariatet, 19 në komisariatin 3. ka një numër të konsiderueshëm të miturish. I shoqëruar është një invalid i kategorisë së tretë”, deklaroi Bardhi.
Ai akuzoi policinë se u soll si bandë dhe arriti të sulmonte edhe besimtarët myslimanë brenda xhamisë.
Kreu i grupit demokrat iu përgjigj edhe reagimit të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit tregon mllefin dhe urrejtjen ndaj qytetarëve.
“Sa i takon reagimit skandaloz të Edi Ramës, mjafton të lexoni çfarë ka shkruar tregon që ka mllef e urrejtje ndaj njerëzve që i tregojnë gishtin si hajduti më i madh i Shqipërisë. Hall që nuk ia zgjidh dot opozita e ka shkaktuar vetë duke bashkëpunuar me krimin”
(A2 Televizion)