Luçiano Boçi lëndohet në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit demokrat

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 21:54 | Aktualitet

Luçiano Boçi lëndohet në protestë, QSUT tregon

Në protestën e sotme të opozitës është lënduar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është plagosur gjatë protestës nga bombolat e gazit të hedhur nga policia. Sipas burimeve nga QSUT për A2 CNN, deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm dhe gjendja e tij është stabël. Ndërsa një protestues është paraqitur në spital i intoksikuar

“Një protestues i intoksikuar, gjendja stabël. Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja stabël”, njofton QSUT.

Më herët deputeti demokrat në një deklaratë për mediat tha se nuk kursejnë as njerëzit dhe  as selinë e Partisë Demokratike nga frika dhe e paniku që i ka kapluar.

“Nuk kursejnë as orët e shenjta as minutat e shenjta nuk kursejnë as njerëzit nuk kursejnë as selinë e Partisë Demokratike. është shprehja në fakt e frikës dhe e panikut që i ka kapluar dhe ju e shihni qytetarët qëndrojnë, duan ta çojnë deri në fund protestën e tyre dhe nuk i pengon as gazi dhe as agresiviteti i kësaj policie që qartazi nuk është më policia e qytetarëve. E ka deklaruar vetë me gojën e vetë ministrja. Kjo është polici e Edi Ramës, polici e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre. Është duke vijuar. Nuk ka ndonjë fjalim përmbyllës, kështu që ju mund t'i filmoni, mund t'i xhironi. Një pjesë e madhe janë aty jashtë, të tjerët janë në pjesën e parlamentit, ndërkohë që edhe njerëz të tjerë nuk duan të largohen, duan ta vazhdojnë sepse duan të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre”.

Sipas Boçit, kjo ishte vazhdën e një serie protestash që tregon revoltën e qytetarëve ndaj kësaj qeverie.

“Protestat janë vazhdën e një serie protestash dhe duke qenë se kjo ishte akoma më e madhe, më e fortë se protestat e tjera, e realizuar në pak ditë në distancë nga data 10, tregon qartazi që frekuenca është duke u shtuar, qëndresa është duke u shtuar, qytetarët janë të gatshëm ta vazhdojnë dhe patjetër ne e lexojmë këtë dëshirë të qytetarëve, këtë protestë dhe revoltë të tyre dhe do vazhdojmë të shtojmë frekuencën duke kaluar pastaj në atë qëndrueshmërinë totale për të arritur qëllimin kryesor që kanë protestat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos