Shtohen rastet e diabetit në mosha të reja dhe pediatrike, mjekja tregon shkaqet

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 09:12 | Aktualitet

Në vendin tonë janë shtuar ndjeshëm rastet e të sëmurëve me diabet, ku aktualisht sipas statistikave numërohen mbi 90 mijë diabetikë. Kështu u shpreh në “Dita Jonë”, mjekja  Luftime Bruka, sipas të cilës kjo sëmundje po shfaqet edhe në moshat e reja edhe pediatrike. Sipas saj shkaqet kryesore janë stresi, jeta sedentare, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

“Kemi raste të shtuara të diabetit. Shkaqet stresi shkaku kryesor, jeta sedentare dhe kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Kemi shfaqje të diabetit në mosha shumë të reja dhe në mosha pediatrike. Kequshqyerja dhe mënyra e jetesës janë shkaqet kryesore. Sot në Shqipëri numërohen mbi 90 mijë diabetikë”.

Bruka njofton se vetëm ajo si mjeke ka zbuluar 30 raste në muaj të diabetit. Ndërsa apelon për check-up për të gjithë ata që kanë të afërm diabetikë, ajo shpjegon edhe simptomat.

“Mund të zbuloj 30 raste në muaj vetëm unë si mjeke. Me check up janë zbuluar dhe raste të reja. Diabeti është sëmundje trashëguese. Simptomat tharje goje, pi shumë ujë, ka raste që shton në peshë, ose bie në peshë. Diabeti tip 1 shfaqet me rënie në peshë, diabeti tip dy jo. Duhet të kontrollohen sidomos ata që kanë të afërm me diabet çdo 3 muaj duhet të bëjnë check up”, tha mjekja në A2.

Një ditë më parë në Ditarin me Erion Dushin, mjeku Dashamir Gjergji e konsideroi këtë sëmundje si pataten e nxehtë që shkakton humbje jete. Ai tha se ka mbi 200 mijë diabetikë ën vendin tonë.

“Mbi 200 mijë diabetikë që jetojnë në Shqipëri. Mbi 550 milionë diabetikë në botë. Faktor rriskues mbi 4 milionë humbje jete në vit. Është patatja e nxehtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos