"S'kanë drejtuar një Komisariat!" Hajdarmataj: Si po e përdor PS Policinë për zgjedhje

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2024, 22:23 | Aktualitet

"S'kanë drejtuar një Komisariat!" Hajdarmataj: Si po e

Ish-drejtuesi i Policisë Arben Hajdarmataj ka akuzuar Partinë Socialiste se është duke e përdorur Policinë për zgjedhje. Si argument ai përdori konkursin për zgjedhjen e drejtorëve, proces që sipas tij është i komanduar nga qeveria.

Sipas rregullores së vitit 2008 për mënyrën e përzgjedhjes, shpjegon Hajdarmataj, nëse do të zgjidhesh drejtues i parë, duhet të konkurrosh për ta marrë këtë gradë dhe “nuk mund të bëhesh drejtues nëse nuk e ke këtë gradë.

“E gjithë kjo tani...se unë pyeta, si ka mundësi që Tonin Vocaj me gjithë këtë përvojë del i 15 ose i 16. Jo thotë se 60 pikë i ka komunikimi dhe mënyra sesi komunikon me publikun... më mbushet mua mendja që Tonin Vocaj nuk di të komunikojë me qytetarët dhe ky që doli para është më komunikues. Një drejtues qarku bëhet drejtues policie kur nuk ka drejtuar kurrë një komisariat. E gjithë kjo, kur e analizoj me qëtësi, vijmë në një përfundim që e gjithë kjo është një konkurrim fals, është në shërbim të fushatës zgjedhore.”

Kujtojmë se disa ditë më parë, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve shpalli listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë  konkurrimit për postin e drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit.

Lista kryesohej nga Vilson Bala i pasuar nga Elidon Çela dhe Elton Alushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos