Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se përdorimi i vizave turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar.
Paralajmërimin Ambasada e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky veprim mund të çojë në refuzimin e vizës për ta, shkruan A2 CNN.
“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
Pra, Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të sinqertë në qëllimin e udhëtimit kur aplikojnë për viza dhe thekson se çdo shkelje mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme.
View this post on Instagram