Konstituimi i Kuvendit, Kurti: I kemi tri javë kohë, më vonë nuk bën

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 22:37 | Politikë

Konstituimi i Kuvendit, Kurti: I kemi tri javë kohë, më vonë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda tri javësh, duke theksuar se sa më shpejt të përfundojë procesi, është aq më mirë.

Kurti thekson se gjatë takimit të sotëm me presidenten e vendit Vjosa Osmani janë dakorduar që të gjitha pikat të përmbyllen deri në fund të korrikut.

“Sa më herët të përfundojë (konstitumi i Kuvendit), aq më mirë, por më vonë nuk duhet të ndodhë, ashtu siç ka vendosur Kushtetuesja”, tha Kurti në Tëvë1.

Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë ofertë për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e arsyetuar këtë me mungesën e reformimit brenda partisë.

Kurti deklaroi se PDK nuk është një parti e mirëfilltë politike, por “një organizatë me strukturë të paqartë drejtuese”.

Madje Kurti ka thënë se ngërçi në Kuvend, është si rezultat i partive ish-opozitare, pasi që sipas tij ato janë të pakënaqura me rezultatin e 9 shkurtit. Ai tha se këto parti kanë mllef ndaj tij, në këtë rast kryetarit të LVV-së dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

“Unë kam përshtypjen se mllefi I tyre ndaj Albulenës dhe meje është pakënaqësi me popullin e Kosovës. Madje, është mllef edhe i papërmbajtur, kështu është pakënaqësi me popullin e Kosovës. Ata janë të pakënaqur me rezultati e 9 shkurtit, por unë nuk iu kam faj që nuk po i do populli më shumë. Ne jemi shumë më mirë (me rezultatin), I kemi kërkuar 500 mijë, I kemi marrë gati 400 mijë, pra në vend të 5-shës shkëlqyeshëm, jemi 4-she shumë mirë. Po ata nuk janë as mirë. Pra populli ka thënë se Vetëvendosja është më e drejtë, më mirë sesa PDK e LDK së bashku. Kështu pakënaqësinë në popull e kanë shndërruar në mllef ndaj meje dhe Albulenës”, tha Kurti në një intervistë në Tëvë1, transmeton KosovaPress.

Po ashtu Kurti u shpreh i bindur se i kanë votat për formimin e Qeverisë së re, derisa sipas tij, partitë ish-opozitare po dëshirojnë ta parandalojnë këtë.

“Ne i kemi votat, prandaj e kanë gjetur mënyrën për ta parandaluar votimin e Qeverisë. Jam i binudr që i kemi 61 vota”, tha Kurti.

Kurti beson se mosprovimi i votimit të fshehtë është gabim dhe dëm, pasi siç ka thënë ai një gjë e tillë është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e vitit 2014./REL

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos