UKT: Reduktim të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 22:10 | Aktualitet

UKT: Reduktim të furnizimit me ujë në disa zona të

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për shkak të një defekti në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, qytetarët në disa zona të Tiranës do të përballen me reduktim të furnizimit me ujë.

Zonat e prekura janë: Sauk – Rruga “Ramazan Begu”, Sauk – Rruga Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë e Vogël (Lagjia Daxhit), Farkë e Vogël (Fshati i Ri), Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë e Vogël (Lagjia Saukbalve), shkruan A2 CNN.

"Skuadrat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për të zgjidhur sa më shpejt defektin dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në normalitet”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos