Prej më shumëse 20 orësh dhjetëra forca zjarrfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll flakët që përfshinë malin e mbetjeve urbane pranë inceneratorit të Elbasanit pranë zonëssë ish-metalurgjikut. Përveç reparteve zjarrfikëse të 7 bashkive të qarkut të Elbasanit në këtë operacion u përfshinë edhe zjarrfikëse të Beratit, Kamzës dhe Tiranës, emergjencat civile dhe ato forcat vullnetare.
Megjithë përpjekjet e vazhdueshme dhe gjatë ditës së mërkurë shtëllungat e tymit ishin prezentë, duke shkaktuar një ndotje të rëndë ekologjike por duke vështirësuar jetën e mijëra banorëve që jetojnë pranë por edhe në distancë nga vendgrumbullimi i mbetjeve.
Në fakt situata pranë landfilldit të inceneratorit të Elbasanit i cili prej shumë muajsh nuk punon, është paralajmëruar disa herë. Në muajin shkurt A2 CNN risolli këtë problematikë në vendgrumbullimin ku depozitohen minimalisht 100 tonw mbetje urbane në ditë të 7 bashkive të Elbasanit. Dhe në kushtet kur këto mbetje nuk përpunohen në incenerator grumbullimi i tyre përbën një problem serioz, që është paralajmëruar edhe nga ambientalistët.
Përballë kësaj situate administratori i inceneratorit jashtë kamerave është shprehur se janë njoftuar institucionet për situatën dhe pamundësinë për të operuara për shkak se iniceneratori është nën sekuestro nga prokuroria e Elbasanit dhe SPAK në lidhje me hetimet për shkelje që dyshohen se janë kryer gjatë ngritjes dhe administrimit të tij. (A2 Televizion)