Ambasada franceze dënon sulmin në vilën e Enver Hoxhës: Vënia në rrezik e rezidentëve, e patolerueshme

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 13:11 | Aktualitet

Ambasada franceze dënon sulmin në vilën e Enver Hoxhës:

Ambasada franceze në Tiranë ka dënuar sulmin me moltov në rezidencën e ish-diktatorit Enver Hoxha në të cilën ndodheshin brenda brenda artistë ndërkombëtarë. Në një postim në rrjete sociale të ambasadës franceze në kryeqytet të ripostuar edhe nga kreu i grupit parlamentar socialsit Taulant Balla, ambasada thekson se Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez. Sipas saj vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme dhe organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt.

“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 - Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez. Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Francës në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos