Anija e NATO-s me mision inspektimi në Vlorë, ja detajet

Nga Edi Ruçi
16 Prill 2026, 10:28 | Aktualitet

Një anije e NATO-s, me flamur italian, ka qëndruar për tre ditë në qytetin e Vlorës në kuadër të një misioni inspektimi të gazsjellësit TAP, i cili kalon drejt Italisë, raporton A2CNN.

Burime bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikime dhe monitorime teknike përgjatë segmentit detar të gazsjellësit, pjesë e rëndësishme e infrastrukturës energjetike në rajon.

Mësohet se ditën e sotme misioni ka përfunduar, ndërsa anija pritet të largohet nga porti i Vlorës në orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos