Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 12:39 | Kronikë

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari

Një 22-vjeçar u arrestua sot në Shëngjin, pasoi 3 vite më parë në bashkëpunim me vëllanë, plagosi rëndë një shtetas. Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shtetasin Gabriel Marku.

I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën “arrest në burg” për “plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim për krim kundër personit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin", thuhet në njoftimin e Policisë. 

22-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore dyshohet se në muajin gusht, 2023, në fshatin Gjadër, i ndaluari ka bashkëpunuar me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (të arrestuar në muajin nëntor, 2023), për plagosjen e rëndë, me armë zjarri, të shtetasit D. Gj.”, vijon njoftimi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos