Kriteret për masat e sigurisë, avokati: Nuk duhet të cenojnë të drejtën e prokurorit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
16 Prill 2026, 12:14 | Kronikë

Nisma e Gjykatës së lartë për të krijuar një praktikë ndryshe për vlerësimin e masave të sigurisë, në kuadër të uljes së numrit të personave të paraburgosur, që në vendin tonë rezulton të jetë ndër më të lartit në Evropë, vlerësohet si pozitive dhe e domosdoshme nga avokatët.

Një prej tyre i dhomës së avokatisë së Fierit, Ervis Goxhaj shprehet se korrigjimi i kësaj praktike duhet të mbajë parasysh edhe faktorët se përse erdhëm në këtë situatë.

Më tej avokati shprehet se ndryshimi i praktikës për masat e sigurisë nuk duhet të cenojë të drejtën e prokurorit, që përfaqëson interesin publik veçanërisht në çështje që duan hetime të posaçme dhe duhet shoqëruar edhe me ndryshime në kodin penal për disa vepra.

Sakaq Kolegji i Bashkuar i Gjykatë së lartë pritet të dalë me një vendim unifikues mbi praktikën që do të ndiqet nga gjykatat për caktimin e masave të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos