Zjarret që përfshinë sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar edhe banesa të fshatrave të bashkisë së Dropullit 10 ditë më parë, treguan edhe një herë që puna e efektivëve zjarrëfikës jo vetëm nga bashkitë e Dropullit dhe Gjirokastrës e mbështetur nga policia forcat e armatosura dhe banorët e zonës, janë mënyra e vetme për të përballuar situata të zjarreve të përmasave të tilla.
Por nëse për të tilla ngjarje bashkëpunimi dhe vullnetarizmi jep efekt, në rrugët e ngushta të kalldrëmeve të Gjirokastrës veçanërisht në zonën historike të qytetit, zjarrfikësit e kanë thuajse të pamundur që të ndërhyjnë me mjetet e tyre.
Kjo për shkak se reparti i mbrojtjes kundër zjarrit në bashkinë e Gjirokastrës nuk ka një mjet të vogël për të ndërhyrë në raste zjarresh në zona ku e kanë të pamundur të futen me mjetet që ka aktualisht në përdorim ky repart.
Situata me zjarret nga viti në vit vecanërisht gjatë periudhës së verës po tergon se repartet zjarrfikëse duhen përmirësuar më tej si me automjete ashtu edhe me logjistikë dhe personel të trajnuar. (A2 Televizion)