Çarja e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec mund të thuhet që, fatmirësisht, kaloi pa shumë dëme serioze edhe te banesat dhe bizneset e zonës. Por ajo që është më kryesorja, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, edhe pse një pjesë e ujërave bllokuan edhe rrugën nacionale Vlorë-Sarandë.
Grupe të punës të Bashkisë së Himarës, që mbulon territorin ku ndodhej diga, kanë nisur punën për vlerësimin e dëmeve në banesa dhe biznese, ndërsa Drejtoria e Emergjencave Civile në prefekturën e Vlorës jep dyshimet e para mbi atë që ka ndodhur.
Përveç Institutit të Digave të Larta, që po heton rastin, hetimet kanë nisur edhe nga Prokuroria e Vlorës për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj çarje të digës së Sasajt. (A2 Televizion)