Çarja e digës së hidrocentralit të Bunecit, KLSH nis auditimin

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 14:53 | Aktualitet

Çarja e digës së hidrocentralit të Bunecit, KLSH nis

Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditim për ngjarjen e djeshme ku u dëmtua HEC-i i Sasaj-t në Lukovë.

Kontrolli i institucionit më të rëndësishëm auditues shqiptar, pritet të ketë në objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme e cila solli dëme të konsiderueshme materiale, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos