Çarje e re në rrugën që lidh Lumin e Vlorës me Himarën

Nga Edi Ruçi
22 Shkurt 2026, 11:27 | Aktualitet

Çarje e re në rrugën që lidh Lumin e Vlorës me

Rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar një tjetër çarje, këtë herë në një segment tjetër të aksit rrugor, raporton A2CNN.

Sipas specialistëve, lëvizja e sipërfaqes së malit ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha dheu, duke sjellë si pasojë dëmtime dhe çarje të konsiderueshme në trupin e rrugës.

Situata paraqitet problematike për qarkullimin e automjeteve, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për vlerësimin e dëmeve dhe marrjen e masave për stabilizimin e zonës dhe sigurinë e qarkullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos