Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, radhë kilometrike

Nga Artin Halili
21 Shkurt 2026, 19:25 | Aktualitet

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, radhë

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, bllokim që ka ardhur për shkak të mjeteve të tonazhit të rëndë në këtë rrugë të papërshtatshme për mjete të tilla.

Në këto kushte, mjete të vogla që po vijnë nga kryeqyteti në drejtim të juglindjes dhe anasjellas kanë mbetur të bllokuar për më shumë se dy orë në një gjatësi që shkon më shumë 6 kilometra radhë.

Krijimi i radhëve të gjata ka ardhur edhe për shkak se edhe në të dalë të fshatit Lozhan në disa segmente të kësaj rruge kalimi është me një korsi, shkruan A2.

Në rrethana të tilla shumë mjete që vijnë nga Greqia në drejtim të vendit tonë kanë zgjedhur të kalojnë nga Korça në drejtim të Ersekës, Leskovikut, Përmetit, Tepelenës, Fierit e me tutje deri në kryeqytet, ashtu siç ka të tjerë që janë duke kaluar nga Qafë Thana në drejtim të Strugës e më pas në Dibër të Madhe, për të hyrë në rrugën e Arbrit, për të mbërritur në kryeqytet

Në drejtim të Lozhanit dhe Moglicës janë nisur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë si dhe forca të tjera të policisë së rendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos