Kjo nuk është ekspozitë apo ndonjë rrobaqepësi e kostumeve popullore. Por janë produkte të qëndisura deri në detaje nga dora e 70-vjecares Lumturi Malaj nga Lazarati. Ajo tregon që këtë punë e ka nisur dekada më parë që në kohën e komunizmit kur këto kostumenuk lejoheshin as të qëndiseshin dhe as të visheshin.
E veçanta e këtyre kostumeve është që janë me karakteristika të zonës së Lazaratit dhe kush më mirë se Lumturia mund të tregojë të veçantat e kostumit popullor të Lazaratit.
Kostumet e70-vjeçares ishin pjesë edhe e festivalit foklorik të Gjirokastrës që u mbajt në verën e këtij viti dhe artizania tregon emocionet e përjetuara.
Por përtej pasionit, emocionit dhe traditës, këto punime natyrisht që kanë shpenzimet e veta dhe siç do aktivitet edhe ky i Lumturies, ka bashkëjetuar me ulje ngritjet e çmimeve dhe fuqisë blerësë të njerëzve.
Tashmë që nënë Lumturia siç e njohin në Lazarat ka krijuar emrin e saj, ajo po mendon që këtë punë që ka ngritur ta trashëgojë tek mbesat e sa, të cilat ka nisur ty mësojë teknikën dhe të fshehtat e kësaj pune.
Përveç dëshirës,70-vjecarja tregon se me këtë punë ka rritur fëmijët e saj. Puna artizanale aq sa është e kërkuar po aq është edhe e rrezikuar sa i takon vazhdimësisë së saj, pasi largimi i të rinjve po bën që kjo traditë të mos trashëgohet ndër breza. (A2 Televizion)