Baltë në disa zona, shiu rikthen frikën e përmbytjeve në Vlorë

Nga Edi Ruçi
15 Nëntor 2024, 14:27 | Aktualitet

Edhe pse reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar në Vlorë kanë rikthyer frikën e përmbytjeve, shkruan A2 CNN. Dhe në fakt, prania e ujit është shfaqur në disa prej rrugëve kryesore të qytetit, si rruga “Kosova” pranë universitetit “Ismail Qemali”, rruga “Gjergj Araniti”, si dhe zona pranë bibliotekës së Vlorës “Shefqet Musarai”. Por një ndër zonat që vuan përherë nga prania e ujit dhe baltës është zona e njohur si e Centrales.

Banorët në këtë zonë ankohen se sa herë që bie shi, rruga mbushet me baltë dhe pusetat me ujë. Kjo situatë u ka sjellë herë pas here edhe dëme në banesa dhe në mjetet që përdorin.

Në lidhje me këtë situatë të përsëritur, nga bashkia e qytetit pohojnë se e njohin dhe se herë pas here përpiqen të kryejnë pastrime. Por projekti për fortifikimin e pjesës së kodrës pranë kësaj zone pritet të zgjidhë njëherë e mirë këtë problematikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos