Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan financime, i spraps ish-ministrja Manastirliu

Nga Ornela Joti
9 Nëntor 2026, 17:14 | Aktualitet

Universitetet janë të pakënaqur nga financimi i qeverisë për arsimin e lartë. Gjatë një seance dëgjimore ne komisionin edukimit për buxhetin e 2027, rektorët kanë renditur një sërë pikash se përse arsimi sipas tyre nuk ka vëmendjen dhe financimin e duhur nga qeveria. 

Edhe pse në asnjë moment nuk kanë përmendur protestën e studentëve në universitete, rektorët kanë folur hapur për mungesën e motivimit të stafeve akademike. Më i drejtpërdrejti ishte rektori I Universitetit të Sporteve I cili deklaroi se vendi ynë mbetet shumë pas Kosovës në financimin për arsimin e lartë.

Rektori i Universitetit Bujqësor kritikoi opozitën për mungesën në komision, por edhe të majtët që sipas nuk janë interesuar për mbarëvajtjen e punëve dhe projekteve në universitete. Fatbardh Sallaku kërkoi paga dinjitoze për pedagogët të cilat janë larg atyre të administratës publike. Më i kënaquri me treguesit e buxhetit të 2027 dukej rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Gjatë fjalës së tij  Xheladin Dracini deklaroi vijimin e investimeve ne infrastrukture, edhe pse kjo e fundit ka qenë  në qendër të kritikave të studentëve të mjekësisë të cilët gjatë protestave shprehnin mungesën e sallave, laboratorëve apo praninë e mykut në to.

Situata në universitet e rretheve dukej edhe më e vështirë. Drejtuesit e tyre kërkuan jo vetëm rritje të fondit të pagave, por edhe të financimeve për kërkimin shkencor dhe investimet.

Socialistja Ogerta Manastirliu, ish-ministre e Arsimit tha se 2027 shënon buxhetim më të mirë për arsimin e lartë. Edhe këtë vit qeveria e Edi Ramës nuk arriti të mbaje premtimin për të çuar në 5% të PBB buxhetin për arsimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos