
Bashkia e Vlorës ka njoftuar shtyrjen e festimeve për çeljen zyrtare të sezonit të ri veror. Sipas njoftimit të Bashkisë festimet do të shtyhen me dy ditë për shkak të kushteve atmosferike.
Festimet me këngëtarë të njohur të planifikuara më 8 maj do të shtyhen për të dielën më 10 maj, ndërsa programi mbetet i pandryshuar.
(A2 Televizion)