“Lagjja në zi, fëmijët kanë frikë të luajnë!”, protestuesi apel institucioneve për masa pas vdekjes së dy të miturve

Nga A2 CNN
6 Maj 2026, 17:39 | Aktualitet

Një marshim-protestë po zhvillohet sot para Bashkisë së Durrësit pas ngjarjes tragjike të së dielës, ku u përplasën për vdekje me makinë dy fëmijë të mitur, raporton A2CNN.

Një banor i lagjes apeloi që të ndërtohen parqet dhe të ketë siguri për fëmijët, jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë.

Ai u shpreh se lagjja nr.15 e Spitallës ku ndodhi aksidenti tragjik është në zi dhe aktualisht fëmijët kanë frikë të dalin për të luajtur.

Dua t’u falënderoj të gjithëve, nga i madh te i vogël që keni marrë pjesë. Dua t’i rikujtoj çdokujt që ne kemi dalë për një vend më të sigurt, për fëmijët tanë dhe që lagjet të jenë të sigurta. Çdo lagje e Durrësit duhet të jetë e sigurt. Çdo masë të merret dhe çdo rrugë duhet të ketë kontrolle të shumta. Çdo individ këtu është shofer, prind, dhe duhet të mbajë përgjegjësinë e vet. Dua t’i lutem bashki, që të ndërtohen parqe për këta fëmijë. Nga tragjedia që na ka ndodhur ne në lagje, lagjja jonë është në zi. Uroj që prezenca jonë të dëgjohet jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Na kanë ikur dy engjëj, më të mirët. Uroj që fjala jonë të zërë vend këtë herë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Nikoll Radaçi duke qarkulluar me automjetin e tij "Benz ML" me shpejtësi tej normave, përplasi për vdekje fëmijë dhe plagosi një të tretë, teksa po luanin në trotuar pranë banesës së tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos