
Inspektorët në Shqipëri do t’i nënshtrohen një trajnimi shumëdimensional, me qëllim përmirësimin e punës së tyre dhe përafrimin e sistemit të inspektimit me standardet europiane.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është të rritet profesionalizmi i inspektorëve dhe të modernizohet mënyra e funksionimit të inspektimit në vend.
Me ligjin e ri për inspektimin, inspektorët nuk do të kenë vetëm rol kontrollues, por edhe rol këshillues për bizneset. Kjo synon të sjellë më shumë bashkëpunim dhe më pak konflikte me subjektet ekonomike.
Trajnimet përfshijnë njohuri mbi legjislacionin, aftësi komunikimi me qytetarët dhe bizneset, si dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit.
Autoritetet theksojnë se kjo reformë do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në rritjen e respektimit të rregullave në vend. (A2 Televizion)