
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit përcolli urime për paqe, shpresë dhe më shumë solidaritet mes qytetarëve.
“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë, gëzuar Krishtlindjen! Është një ditë e shenjtë, që shënon vlerat më të larta të besimit, të dashurisë, të solidaritetit, vlera në fakt që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë çfarë ne njihemi botërisht, të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, të kuptojmë dhe ndihmojmë ata që janë më të dobët, prandaj uroj që kjo Krishtlindje të jetë një Krishtlindje e mbushur me gëzim dhe begati e bekime, për çdo besimtar e për çdo shqiptar, dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Presidenti i Republikës.
(A2 Televizion)