Krishtlindja! Mesazhe paqeje dhe solidariteti nga kishat në Shqipëri

Nga Luela Myftari
25 Dhjetor 2025, 15:15 | Aktualitet

Krishtlindja! Mesazhe paqeje dhe solidariteti nga kishat në Shqipëri

Krishtlindja është dita ku të gjithë flasin me gjuhën e paqes, e dashurisë dhe prosperitetit. Lindja e Krishtit për të shpëtuar botën nga skamja dhe varfëria e shpirtit është një festë që bashkon gjithë botën.

Në Kishën Katolike në Tiranë besimtarët janë bërë bashkë mbrëmjen e 24 dhjetorit, si vigjilje dhe pritje e festës Lindja e Krishtit.

Edhe në Kishën Ortodokse në Tiranë urimet për më shumë paqe e dashuri mes njerëzve ishin kryefjalë.

Për një kohë të gjatë në Shqipërinë e diktaturës, besimi në Zot u ndalua, nuk manifestohej haptazi, por asnjëherë nuk u shua mes shqiptarëve shpirti i festës, ndonëse ai ndihej veç brenda mureve të shtëpisë.

Sot, besimtarët e krishterë dhe jo vetëm ata, zgjohen me dhurata për njëri-tjetrin, shtrojnë tryezën që mbledh familjen bashkë me urimin për më shumë paqe, qetësi e gëzime.A2 CNN I bashkohet po njëlloj urimit : Gëzuar Krishtlindjen! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos