Berisha: Lutem që shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar! Ishte një zë më vete në analizat e tij

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 12:05 | Aktualitet

Berisha: Lutem që shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të analistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji. Gjatë homazheve që po mbahen në Universitetine Arteve të Bukura, Berisha e cilësoi Zhejin si një personalitet të spikatur të gazetarisë dhe analizës politike, duke vlerësuar kontributin e tij të gjatë në publicistikë dhe botime.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.

Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos