Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 08:22 | Aktualitet

Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë

Kur na ndajnë edhe dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, ka nisur sot në të gjithë vendin shpërndarja e librave shkollorë falas. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit 236 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas. Kreu i qeverisë thekson se kjo është mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

“Mirëmëngjes dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, përcjell A2 CNN.

Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

Kujtojmë se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 8 shtator. Për secilin cikël të arsimit parauniversitar është detajuar struktura e plotë e vitit të ri shkollor, me periudhat në të cilat do të zhvillohet mësim, periudhat e pushimeve, si dhe afatet kur do të zhvillohen provimet kombëtare.

Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë

Sa i takon arsimit bazë, bëhet e ditur së viti shkollor do të nisë në datën 8 shtator të vitit 2025, për të përfunduar më 12 qershor të vitit të ardhshëm. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos