
Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim. Bashkia e Pogradecit ka njoftuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të gjithë drejtuesit e automjeteve se ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të rënies së gurëve.
“Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë”, njofton Bashkia e Pogradecit në faqen e saj në Facebook.

Sipas njoftimit, punonjësit në terren do të vijojnë punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës.
Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria. (A2 Televizion)
