"Do të marr për lesh koke", avokati i Metës: Prokurorët e SPAK kërcënonin dëshmitarët

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 22:15 | Aktualitet

Avokati Kujtim Cakrani në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN tha se ka prokurorë të SPAK që kërcënojnë dëshmitarët e çështjeve që po hetojnë.

Sipas tij një prokurore e posaçme ka telefonuar një dëshmitare dhe e ka kërcënuar duke i thënë se do ta sjellë të dëshmojë, duke e tërhequr prej flokësh.

“E di ti ku ka arritur prokurori i SPAK ka marrë në telefon dëshmitarin. I ka thënë do të marrë prej lesh të kokës i thoshte po nuk erdhe të dëshmosh. Do të mbys te dhoma e shurr*s i ka thënë prokurorja e SPAK që mendohet që është elitë. Merrte qytetaren në telefon dhe i thoshte do të marrë për lesh koke. Kemi fakte nga dëshmitarja. Ne kemi klientët tanë që i marrin, i torturojnë mo... Po rrini tani. Po kolegun tuaj Elton Qyno ça i bën e patë ju”, tha Cakrani në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos