Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka dëmtuar lagunën për shkak se peshqit nuk qarkullojnë si dhe pengon peshkatarët që të dalin në det me varkat e tyre.
Nga ana tjetër rrezikon edhe përmbytje për banesat afër lagunës.
Për ekspertin e mjedisit Ervis Krymbi bllokimi i grykës së Vilunit është një problem i hershëm që dëmton edhe ekosistemin.
Sipas peshkatarëve dhe ekspertit të mjedisit e vetmja mënyrë për ta pastruar grykën e Vilunit është përmes një anije të posaçme dragë që përdoret për thellimin në ujëra.
Afro 6 muaj më parë drejtoria rajonale e Bordit të Kullimit në Lezhë e pastroi grykën e Vilunit përmes ekskavatorëve, por ajo ndërhyrje nuk rezultoi efiçiente duke u bllokuar sërish pas pak kohësh. (A2 Televizion)