Arsimi i mesëm profesional dhe nxënësit që diplomohen në këto shkolla po shihen si mundësia e vetme për bizneset në qytetin e Vlorës për të siguruar specialistët e nevojshëm në subjektet e tyre.
Sipas drejtorit të shkollës së dytë profesionale industriale në Vlorë, ky qytet regjistron numrin më të lartë të nxënësve që vijnë nga 9-vjeçarja dhe dëshirojnë të ndjekin arsimin profesional.
Por megjithëse regjistrimet janë në pikën maksimale, kërkesat e bizneseve në Vlorë për staf të kualifikuar përllogariten sa dyfishi i nxënësve që diplomohen në shkollat profesionale, shkruan A2 CNN.
Për shkak të kësaj kërkese, pritet që së shpejti të nisë projekti i ndërtimit të kampusit profesional në Vlorë, i cili, përveçse do të shtojë numrin e nxënësve, do të ketë edhe kushte dhe praktikë më bashkëkohore sipas profesioneve. (A2 Televizion)