Qytetarët në Elbasan dhe Fier, qarqet që befasuan edhe vetë fituesit e zgjedhjeve

Nga Belinda Ruçaj, Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
23 Maj 2025, 14:47 | Aktualitet

Qytetarët ishin më të bindur tek rezultati i thellë i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në qarqet e Elbasanit dhe Fierit, ku PS thelloi dukshëm rezultatin, qytetarët shprehen se nuk ndihen aq të surprizuar sa vetë drejtuesit politik të Ps në këto qarqe.

Qarqet e Elbasanit dhe Fierit nxorën rezultate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit që befasuan edhe vetë forcën politike fituese, Partinë Socialiste.

Nga 14 mandate që nxjerr qarku i Elbasanit, 10 i fitoi partia socialiste dhe vetëm 4 opozita. Ndërsa në Fier, fitorja e socialistëve ishte akoma më e thellë, 12 me 4. Ndërsa drejtuesit politik të PS në këto qarqe nuk e fshehën surprizën e këtij rezultati, duket se qytetarët ishin më të bindur.

Në Elbasan, pas zgjedhjeve, qytetarët shprehen se rezultati ishte i pritshëm, ndërsa një pjesë nuk duan të komentojnë. Një pakicë mendon se rezultati nuk duhej të ishte kaq i thellë.

Edhe në Fier qytetarët shprehen se ishin të bindur në fitoren e partisë socialiste, por thuajse të gjithë shprehen se nuk e prisnin një rezultat kaq të thellë.

Një popull që surprizon veten dhe përfaqësuesit e tij në politikë, apo sistemi zgjedhor në Shqipëri tejkaloi pritshmëritë edhe të vetë fituesve… kjo mbetet për tu parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos