Joga në Lungomare, vajza dhe gra nga Polonia zgjedhin bregdetin e Vlorës

Nga Edi Ruçi
24 Maj 2025, 15:27 | Aktualitet

Pushime në bregdet, por edhe joga. Një grup grash dhe vajzash nga Polonia ka zgjedhur bregdetin e Lungomares për të bërë ushtrime fizike si dhe për t’u qetësuar në natyrë.

“Emri im është Beata. Unë jam nga Polonia. Jemi për herë të parë në Shqipëri. Këtu në bregdet praktikojmë fitnes, sport, ushtrime zgjatjeje, joga dhe body shaping. Më pëlqen shumë Vlora. Do të qëndroj këtu gjatë”, thotë ajo për A2 CNN. “Katër vjet më parë, në tetor, kam qenë në Vlorë. Këtu praktikojmë pak joga dhe ushtrime për trupin. Vlora është super”, thotë një tjetër turiste.

Krahas klimës dhe detit, ato thonë se u pëlqen shumë edhe ushqimi. Vlerësime maksimale kanë edhe për njerëzit, të cilët i cilësojnë si miqësorë dhe të këndshëm. “Ne kryejmë ushtrime fizike këtu në bregdet. Shkojmë edhe në restorante, pasi ushqimi këtu është shumë, shumë i mirë. Të gjithë qytetarët në Shqipëri janë shumë të këndshëm dhe shumë të mirë. Ne do të kthehemi sërish këtu. Madje do të kthehemi çdo vit. Mua më pëlqen shumë Vlora. Është një qytet shumë, shumë i bukur dhe ka klimë të shkëlqyer”, thotë një pushuese.

Bregdeti i Vlorës shfrytëzohet çdo ditë nga dhjetëra turistë të huaj për aktivitete të ndryshme fizike dhe sportive. Ata janë me kombësi të ndryshme, por zgjedhin bregdetin e Vlorës për të mbajtur trupin në formë dhe për t’u relaksuar në natyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos