Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 milionë lekë në dispozicion. Zbardhen detajet

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2024, 16:18 | Aktualitet

Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 milionë

Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore.

Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus edhe për disa kategori që punojnë në administratë dhe që janë me të ardhura të ulëta. Janë 120 milionë lekë në dispozicion, mëson A2 CNN.

Bëhet fjalë për pozicione pune të tilla si shoferë, sanitarë, arkivistë, punonjës protokolli apo të tjerë të ngjashëm.

Shuma e shpërblimit që do të jepet për ta nuk është bërë ende publike. Bonusi për administratën pritet të jepet në të njëjtën kohë me atë që do të shpërndahet për familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi ndryshe dhe kujdestarët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos