Sërish për Spaçin, libra, ekspozitë e një film dokumentar për memorien

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 17:17 | Aktualitet

50 vjet nga Revolta e Spaçit disa nga protagonistët janë bërë sërish bashkë. këtë herë në qendrën kulturore Agimi, ku përmes artit të rrëfejnë të vërtetat e tyre.

Përmes dokumenteve të Autoritetit të Dosjeve, janë rindërtuar revolta, përmes një libri i cili përmban edhe dëshmi të gjalla, po ashtu edhe një ekspozitë e një film dokumentar. 

"Fuqia e kujtesës tuaj është një pasuri e pazëvendësueshme për shoqërinë tonë. Duke ndarë përvojat dhe dëshmitë tuaja, ju keni hapur dyer për t'u përballur me traumat e së kaluarës, duke krijuar një mundësi për kurim dhe reflektim për të gjithë ne. Kjo na ndihmon jo vetëm në nderimin e atyre që humbën jetën, por gjithashtu që shoqëria jonë të mësojë nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe njerëzore. Pavarësisht përpjekjeve për të shëruar plagët e historisë, rruga për të kuptuar dhe përmbushur borxhin financiar, moral dhe ligjor që Shqipëria ka ndaj jush, mbetet ende e gjatë”, tha kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula.

Dosjet për kampin-burg të Spaçit janë hapur disa vite më parë, e shumë prej dëshmive nuk janë të reja.

Vepra, por edhe ekspozita në kuadër të të vërtetave po realizohen tanimë prej vitesh, po aq sa edhe dokumentarë për këtë revoltë, madje edhe në vendin e braktisur tanimë në harresë.

Me gjithë këtë, kjo përpjekje duke sikur shëron sadopak ata që u revoltuan dikur, teksa i mësojnë të rinjve të mos lejojnë pushtetet të bëhen totalitare si dikur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos