Analisti Genc Burimi ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri duke bërë krahasime me Francën dhe mënyrën si funksionon tregu dhe sistemi politik në Perëndim. Ai theksoi se ndryshimi mes Shqipërisë dhe Francës qëndron te fakti që në vendin tonë nuk funksionon mekanizmi i rotacionit të pushtetit dhe për pasojë nuk ka presion mbi qeverinë që të ndërmarrë masa në raport me rritjen e çmimeve.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Burimi u shpreh se Edi Rama është i pashqetësuar për të ulur çmimin e naftës pasi ka pushtetin në dorë prej më shumë se 15 vitesh.
“Ato që janë rritur në Shqipëri, edhe në Francë janë rritur, speci është rritur, domatja ishte 2-3 euro, dhe sot s’e kap poshtë 5-6 euro në Paris, po ashtu edhe speci ishte 3,5-4, tani ka shkuar 6-7 euro. Por në Francë, ndryshe nga Shqipëria, ke një konkurrencë të jashtëzakonshme mes distributorëve. Në Francë edhe po të jesh pronar, s’do kesh kurrë atë që ke në Shqipëri, sepse në Francë një pronar paguan 3 taksa.
Në Perëndim kur shkon niveli i çmimeve, niveli i pakënaqësisë i lart, ndëshkohesh në zgjedhje, ke rotacion. Në Shqipëri ky mekanizëm i rotacionit nuk funksionon, prandaj qeveria funksionon. Ky është problemi në Shqipëri sot që nuk funksionon rotacioni, që s’ka presion mbi ekonominë...Ndryshe nga ne sepse ata (politikanët) dridhen sepse humbasin zgjedhjet, nuk marrin rrogë si deputetë. Prandaj partitë mundohen të jenë sa më inovative. Në Shqipëri s’ka asnjë rrezik, 15 vjet në pushtet, pse do të ulë çmimin e naftës ai?!”, u shpreh Burimi. (A2 Televizion)