Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike të organizuara, por i zmbrapsëm

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 13:41 | Aktualitet

Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike të

Platformat e KQZ-së janë gjendur nën sulme kibernetike të organizuara. Kështu deklaroi komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, sipas të cilit sulmet kibernetike kanë qenë të organizuara nga jashtë.  Ai i krahasoi këto me sulme të ngjashme në vende të tjera si Franca apo Estonia.

"Mund të bëj publike sot së platformat e KQZ, duke filluar nga jo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar. Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia", bëri të ditur Celibashi, përcjell A2 CNN.

Ai siguroi se në asnjë rast sulmet kibernetike nuk kanë ndikuar në sistem, duke theksuar se kanë arritur t’i zmbrapsin, si edhe kanë njoftuar autoritetet përkatëse.

"Ia kemi dalë të kemi zero implikim në sistemet tona, ia kemi dalë t’i zmbrapsim të gjitha këto sulme. Qoftë në rastin e PER që ka ofruar siguri të plotë në çdo pikëpamje, por edhe aplikacionet e tera të KQZ, përfshirë dhe faqen dhe modulin e transmetimit të rezultateve", tha kryekomisoneri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos