Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një ndër institucionet më prestigjioze në botë në fushën e politikave publike dhe qeverisjes.
Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kryeministri shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, duke theksuar interesin e studentëve për rrugën e transformimit të madh që ka ndjekur Shqipëria në vitet e fundit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School - një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen - të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama duke ndarë edhe video nga takimi. (A2 Televizion)